BASHKIMI KOMBËTAR ENERGJETIK KOSOVË-SHQIPËRI SIGURON STABILITET ENERGJETIK

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”.

 

Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, tha se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg.

Sipas tij, kjo do të ketë ndikim edhe në çmimet e energjisë, por që edhe do të nxit efiçencën e energjisë.

“Bashkimi kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta”.

“Bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. I bëjmë thirrje që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta edhe të caktohet një mbledhë e të dy qeverive”.

Liron Gjocaj, asistent hulumtues në INDEP, tha se ka realizuar intervista me shumë persona kompetentë që kanë ndikim në këtë fushë.

“Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm”.

“Bashkimi mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk pengon proceset e tjera energjetike në rajon. Është e vështirë se proceset e tilla nuk kryhen brenda muajsh, por me punë nga të dyja palët mund të arrihet”.

“Ne rekomandojmë që duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndiqet tregjet e tjera p.sh ai nordik , të trajnohet stafi dhe të ketë bashkëpunim më të madh se tash”.

Marrëveshja përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.