BERISHA: FTOJ KRYEMINISTRIN MOS TË JETË ARROGANT E KOKËFORTË ME SHBA

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA ku u futën në listë të zezë grupi kriminal në veri të Kosovës i udhëhequr nga Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq. “ Goditja që SHBA dhe BE, si dy aleatët kryesor që ka Kosova, i dhanë krimit të organizuar në veriun e Kosovës është tregues që Kosova vazhdon dhe do të vazhdojë të ketë nevojë për aleatët tanë.

 

E ftoj Kryeministrin Kurti që, në raport me SHBA dhe BE, të heqë dorë nga gjuha e arrogancës dhe mbajtjes së leksioneve filozofike. Në raport me aleatët tanë, Kosova sot ka nevojë për kreativet dhe guxim politik dhe jo për kokëfortësi dhe arrogancë politike. Historia dëshmon që sa herë që jemi bashkërenduar me aleatët, Kosova gjithmonë ka fituar”, ka thënë deputeti Hisen Berisha.