BIG BROTHER VIP SHTYN FINALEN MË 18 SHKURT (VIDEO)

Big Brother VIP mesa duket po mendon planet për shtyrje të finales.

Ka qenë vetë faqja e spektaklit, e cila përmes promos së 1 janarit të publikuar në Instagram e ka dhënë këtë lajm.

Në të mes tjerash thuhet: “Big Brother Vip për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?”.

Mesa duket, kjo nuk i lë hapësirë atyre të zgjedhin.

Që nga fillimi i spektaklit, ai është shtyrë vazhdimisht, kjo mesa duket nga suksesi i paparashikuar i organizatorëve. /Telegrafi/