BIK VAZHDON ME TRADITËN E THERJES SË KURBANIT, KËTË VIT ÇMIMI 120 EURO

Kryesia e Bashkësisë Islame për nder të festës së Kurban Bajramit si vitet e mëparshme bën tubimin dhe therjen e kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

 

Këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë njëjtë si vitet e tjera. 120 euro është caktuar vlera e një kurbani nga BIK-u.

 

BIK-u përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje mbi pagesat e porosive.

 

“Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”

 

Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit:

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

 

NLB-Prishtina

 

Account No (IBAN): XK05 1700200100103672

 

Sëift Code (BIC) – NLPRXKPR

 

Adresa: Ukshin Hoti 124

 

10 000 PRISHTINË

 

ose

 

Paypal.me/bislame      

/RTK