CAPITAL T DHE ELVANA GJATA PUBLIKOJNË DUETIN E RI (VIDEO)

Dy artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare, Capital T dhe Elvana Gjata kanë sjellë një projekt të ri muzikor. Kënga mban titullin “Flakë” dhe shënon bashkëpunimin e tretë mes dyshes së famshme.

 

Kënga është prodhuar nga Panda Music, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë Capital T bashkë me Tonic dhe Denk. Kënga, që u publikua para pak orësh, është pritur shumë mirë nga fansat.