ÇITAKU: PDK DUHET TË ADAPTOHET ME KËRKESAT QË KËRKON DEKADA E RE (VIDEO)

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se kjo parti ka nevojë për reformim dhe të jetë atraktive edhe për votuesin qytetar. Ajo ka shtuar se partia të cilës i takon, duhet të ofrojë alternativë dhe të punojë fuqishëm për të adaptuar kërkesat që kërkon dekada e re.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, pas zgjedhjes së kryetarit të ri ka thënë se Memli Krasniqi është zgjedhja adekuate. Ndërkohë ka treguar pse nuk ka kandiduar për udhëheqje të partisë.

Çitaku: Nuk kam menduar që do të ishte zgjedhja adekuate

(Video)

“Në këtë moment nuk kam menduar që do të ishte zgjedhje adekuate që të vij dikush që ka shumë njerëz këtu në sallë dhe nuk i ka takuar asnjëherë në jetë. Mendoj që kemi bërë një zgjedhje të mirë, Memli është fantastik dhe unë do të punojë shumë ngushtë me të për të ruajtur bërthamën, ADN-në politike dhe vlerat e PDK-së”, ka deklaruar ajo.

Më tej, është pyetur nëse do të jetë pjesë e kryesisë e re të PDK-së.

Çitaku: Shumë herët të flas

(Video)

“Në të njëjtën kohë duhet të punojmë fuqishëm për t’u reformuar dhe për t’u adaptuar me kërkesat që kërkon dekada e re. PDK duhet të bëhet atraktive për votuesin qytetar. PDK duhet të ofrojë alternativë dhe ky është projekti politik rreth së cilit do të angazhohemi… Shumë herët me fol, patjetër”, ka shtuar ajo.

Konventa Zgjedhore me 469 vota për ka zgjedhur Memli Krasniqin, kryetar të ri të kësaj parti. Ky i fundit ishte kandidati i vetëm për kryetar, ndërkohë që nuk është përkrahur nga shtatë delegatë. /KP