Çun Lajçi sqaron postimin lidhur me faljen e Gold AG: Shkrimi im nuk ishte kundër Arianit dhe asnjë besimtari të devotshëm

Ditën e djeshme (e shtunë) është bërë virale një fotografi e reperit Gold AG, i cili ndali veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin.

Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi.

Aktori i mirënjohur ka sqaruar se publikimi i tij nuk ishte kundër Arian Agushit dhe asnjë besimtari të devotshëm.

“E shoh të obligueshme t’ua sqaroj letrën për faljen e namazit rrugëve…  Unë jam i fesë myslimane. Arian Agushin e kam më shumë se mik dhe e admiroj për rrugën e tij të mirë dhe lutjet që ia bën të madhërishmit!”.

“Gati në të gjitha spotet e këngëve të tij, jam edhe unë në cilësinë e aktorit, që lë të kuptohet se jam munduar t’ia madhëroj punën e tij!”.

“Por, shkrimi im, s’ishte kundër faljeve, as rrugëve, as fushave, as xhamive! Ishte vetëm fotografia provokative, që linte të kuptohej se po bëhet propagandë fetare, duke e ditur se i kemi edhe dy fe tjera!”.

“Ky ishte shkaku i shkrimit, por jo kundër Arianit dhe asnjë besimtari të devotshëm! Arianit i kërkoj falje sepse nuk e kisha për të keq, vetëm thashë faluni për vete jo për fotografi…”, shkruan mes tjerash në sqarimin e Lajçit.

The post Çun Lajçi sqaron postimin lidhur me faljen e Gold AG: Shkrimi im nuk ishte kundër Arianit dhe asnjë besimtari të devotshëm appeared first on Dielli News.