DAFINA ZEQIRI NGRE PIKËPYETJE PËR PRODUKSIONIN E BBV PAS ELEMINIMIT TË PM DHE DAGZ: NJERËZIT MË TË DASHUR TË PUBLIKUT DOLËN?

Mbrëmë (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.

Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.

Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre.

Një prej personave që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në një postim të bërë në InstaStory, ka ngritur pikëpyetjen ndaj BBV se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“DJ PM dhe DJ Dagz. Big Brother nuk është argëtues pa juve djema! Njerëzit më të dashur të publikut dolën? Budallallëqe”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në postimin e saj.

Dy DJ-të nga Kosova përndryshe janë komentuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, kryesisht për atmosferën e mirë dhe pozitive që kanë sjell brenda ambienteve të Big Brother VIP. /Telegrafi/