“DALE” E BUTRINTIT, KIDËS DHE LEDRIT NË ‘TRENDING’ NË SHUMË VENDE TË BOTËS

Ka pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për “Dale” – këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe.

Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube.

Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër./Telegrafi