DËSHMORI MUHAMET MUSLIU RIVARROSET TË ENJTEN

Pas 22 vjetësh, gjendet dhe indetifikohet trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, ushtar i UÇK-së, i rënë me 27 mars 1999. Me ceremoni ushtarake, ai do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, të enjten në orën 17:00.

 

Janë gjetur dhe idetifikuar mbetjet mortore të dëshmorit Muhamet Musli Musliu nga Ozdrimi i Skenderajt, i vrarë dhe më pas i zhdukur me 27 mars 1999. Pas dy dekadash, trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, është gjetur në fshatin e banuar dikur me serbë, në Polanë të Istogut. Rivarrimi i dëshmorit Muhamet Musliu, do të bëhet me ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera relevante. Për këtë arsye, familja Musliu, ka ftuar në ceremoninë e rivarrimit, të gjithë ata që duan të nderojnë sakrificën e dëshmorit dhe njëkohësisht të lehtësojnë sadopak dhimbjen e plagës së hapur të familjes Musliu. Rivarrimi edhe i një dëshmori, ushtar i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, do të bëhet të enjten me datë 19 gusht, në orën 17:00, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt./RTK