DEMOLLI: GRATË KANË MARRË PAK PJESË NË DEBATET E ZGJEDHJEVE

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

 

Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ka vlerësuar se gratë kanë marrë pak pjesë në debatet zgjedhore.

Demolli ka vlerësuar se partitë politike prap janë orientuar në fushatë nëpër oda.

“Kjo nuk na pëlqen, pra gratë nuk marrin pjesë fushatën nëpër oda dhe ne për këtë kemi njoftuar edhe KQZ-në”, tha ajo.