DËMTOI NJË KAMERË DHE KËRCËNOI POLICIN, ARRESTOHET

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se qëllimisht kishte dëmtuar një kamerë të vendosur në ashensor dhe më pas kishte kanosur dy viktimat meshkuj, njëri zyrtar policor në detyrë dhe tjetri banor i hyrjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KP