DËNIMI I SERBIT PËR KRIME NË KOSOVË, VJEN REAGIMI NGA AMBASADA BRITANIKE

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka mirëpritur shpalljen e dënimit me burg ndaj serbit Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe viktimat e dhunës seksuale.

“Ne mirëpresim shpalljen e dënimit të parë nga gjykatat e Kosovës për krimin e dhunës seksuale të kryer gjatë konfliktit. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe viktimat e dhunës seksuale”, thuhet në reagim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 10 vjet burgim Zoran Vukotiq për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore./KP