DERBI TOTTENHAM-MANCHESTER CITY, FORMACIONET E MUNDSHME

Derbi i parë i edicioni të ri të Premier Ligës do të zhvillohet sot ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt në kuadër të xhiros së parë të këtij kampionati.

Pep Guardiola do ta nis sezonin me tri mungesa të rëndësishme. Në këtë ndeshje ai nuk do t’i ketë shërbimet Kevind De Bruyne, Foden dhe Delap, kurse në radhët e “Spursave” do të mungojë vetëm Sessegnon, përcjellë KosovaPress.

Për Tottenhamim nuk është ende e sigurt paraqitja e sulmuesit Harry Kane i cili po kërkohet me ngulm pikërisht nga Manchester City.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “White Heart Lane”, me fillim nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Tottenham: (4-2-3-1): Lloris; Tanganga, Sanchez, Dier, Reguilon; Skipp, Hojbjerg; Lucas, Alli, Bergwijn; Son

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Ake, Mendy; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Torres, Grealish/KP