DHJETË BURRA TË ARMATOSUR I HYJNË LOREDANËS NË SHTËPI – REPERJA PUBLIKON PAMJET E VJEDHJES NDËRSA KËRKON NDIHMËN E FANSAVE PËR T’I GJETUR HAJDUTËT

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka pësuar një ngjarje të pazakontë së fundmi.

Ajo ka treguar se 10 burra të armatosur janë futur me forcë në shtëpinë e saj, në tentim për të kryer një vjedhje.

Reperja me prejardhje nga Ferizaj ka publikuar në InsatStory pamjet e kamerave të sigurisë, kur shihet edhe momenti i plaçkitjes në banesën ku ajo jeton.

Loredana më pas ka bërë një shkrim në gjuhën shqipe, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e personave që kryen vjedhjen.

Ajo thotë se është në kërkim të një gjësendi shumë personal që ai vodhën asaj, dhe nuk bëhet fjalë për para.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’-t e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar reperja në InstaStory.

Loredana përndryshe është kthyer këto ditë te familja e saj në Zvicër, teksa vazhdon që me Mozzikun të shijojnë suksesin e albumit të tyre më të fundit, “No rich parents”. /Telegrafi/