DHUNOHET SEKSUALISHT NJË E MITUR NË LIPJAN

Një e mitur është dhunuar seksualisht në qytetin e Lipjanit, bënë të ditur policia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull dyshohet se ka dhunuar një femër të moshës jo madhore.

Pas konsultimit të policisë me prokurorinë e shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse ky rast vazhdon të hetohet edhe më tej.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e ka dhunuar të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/