DHURATA DORA FESTON PËR 23 MILIONËSHIN ME “ONLY YOU”

Dhurata i gëzohet suksesit të duetit me Maitre Gims.

 

Dhurata Dora një muaj më parë lansoi duetin e shumëpritur me artistin Maitre Gims.

Kënga “Only You” erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, i cili sjell përplot ngjyra verore, kurse menjëherë u shndërrua në hit.

Së fundi, projekti në fjalë arriti shifrën prej 23 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e këtij suksesi iu gëzua Dhurata.

Ajo publikoi një fotografi të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me një palë bikini rozë, ndërsa totë se është shumë e lumtur për këtë sukses.

“23 milionë, shumë e lumtur”, shkruan ajo teksa falënderon fansat për përkrahjen.

Por, Dhurata nuk u ndal me kaq dhe menjëherë u ndrejtua në studio për të nisur projektet e reja muzikore./Rtk/DielliNews.info