DIGJEN NJËSORËT E RRYMËS NË NJË OBJEKT BANESOR NË PRISHTINË

Në një objekt banesor në Prishtinë sot janë djegur njësorët e rrymës, por zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se “sot rreth orës 18:00, është pranuar informata për një incident zjarri (anë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/