DIGJET NJË SHTËPI NË SUHAREKË

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Studenqan të Suharekës, ku njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz./KP