DIGJET NJË VETURË NË ZUBIN POTOK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Zubin Potok i është djegur vetura.

Rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 23:15, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, në zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila ka qenë e parkuar. I njëjti ka arritur ta shuaj zjarrin. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente. Sipas informatave të para hetimore, rasti dyshohet të ketë elemente personale”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/