DJ PM I PROPOZON SARËS NË BIG BROTHER VIP – DYSHJA IMPROVIZOJNË ME TË QESHURA NJË MOMENT ROMANTIK

Vazhdojnë të jenë shumë të komentuara ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

DJ PM dhe Sarah janë dy ndër banorët, të cilët janë kthyer në fokusin e mediave dhe publikut, për shkak të afrimitetit që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Dyshja argëtohen vazhdimisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk mungojnë edhe flirtet me situata komike.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi kur PM është ulur në gjunjë dh i ka propozuar blogurës së njohur.

 

DJ emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, kishte marrë unazën e Sabianit për të improvizuar propozimin e famshëm.

PM dhe Sarah përndryshe javën e kaluar kanë deklaruar gjatë spektaklit se kanë një pëlqyeshmëri ndaj njëri-tjetrit dhe se do t’i lënë gjërat që të rrjedhin spontanisht. /Telegrafi/