DJEGI ARËN E VET, ARRESTOHET

Një person është arrestuar në fshatin Resnik të Klinës, pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./KP