“DONALDI E TRADHTON BEATRIXËN ME LOPËN”, BANORËT SHKRIHEN SË QESHURI

Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës.

Banorët do të kujdesen për një lopë, dy dele, një qingj, një dhi dhe 5 pula.

Kjo ka sjellë edhe përplasje mes banorëve. Në një moment, Beatrix duket se është mërzitur me Donaldin dhe këtë e ka bërë të qartë duke thënë: “Donaldi e tradhton Beatrixën me lopën. I thotë Batrixës do të bëj një pikturë dhe ndërkohë pikturon lopën.” Me këtë u shkaktuan shumë të qeshura.

Por në fakt, Beatrix ishte mërzitur me të sepse donte që të rrinte me qingjin por ia kishte marrë Donaldi.

Reagimi i saj erdhi pasi u ngacmua nga DJ Dagz, i cili i tha: “Ndodh tradhtia e parë në BBV. Beatrix tradhton Donaldin me…”/Express