DONJET BISLIMI NDEROHET NË WASHINGTON ME ÇMIMIN “IRI FREEDOM AWARD”

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi nderohet në Washington me çmimin “IRI Freedom Award”

 

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi është nderuar me çmimin “IRI Freedom Award”, në Washington, për kontributin e tij dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Këtë çmim, që jepet nga viti 1995 për personalitetet që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në tërë botën, Bislimi e ka pranuar në emër të EDYN, nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe nga Senatori Dan Sullivan. Postimi i plotë i Bislimit në Facebook: Tejet i nderuar, që në emër të EDYN, të pranoj çmimin IRI Freedom Award nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe Senatori Dan Sullivan, për kontributin tim, dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Ky çmim, që më parë e kanë marrë edhe personalitetet e shquara si Colin Powell, Ronald Reagan, Robert Dole, Hamid Karzai e George Bush, është i një rëndësie të veçantë për mua, pasi jepet për të nderuar personat që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në tërë botën.May be an image of 1 person, standing and text that says "As an elected official, he made sure COVID patients from the municipality, such as physician, Donjet stepped up As to travelling on the border between Kosovo and North Macedonia. MHtio DONJET BISLIMI KE SPSUA H"