DORËZOHEN PËR HERË TË DHJETË NË KUSHTETUESE DOSJET PËR DËMET E LUFTËS

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar për herë të dhjetë dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

 

Kryetari i kësaj organizate, Jahir Bejta ka thënë para medieve tha se për të dhjetën herë kanë dorëzuar tri dosje në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme për shkak të refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Bejta tha se duhet kompensim i dëmit material dhe moral.

“Kosova përmes Kushtetutës së saj i ka përvetësuar edhe konventat ndërkombëtare madje i ka vendosur mbi gjyqësorin vendor por të njëjta nuk janë duke u zbatuar…

Padrejtësisht palëve të dëmtuara në cilësinë e palëve paditëse është duke u mohuar e drejta e garantuar, qasja në drejtësinë vendore”, tha ai.