DRITA NDAL PA GOLA FEYENOORDIN, SHPRESON NË KUALIFIKIM

Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është shënuar asnjë gol.

Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord-it me rezultat të barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.

Ky takim ishte i vlefshëm për ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve në UEFA Conference League në të cilën Drita ishte vendase.

Ndeshjen e kthimit, Drita do të udhëtojë drejt Holandës, ku më datën 29 korrik do ta zhvilloj në stadiumin “De Kuip” kundër Feyenoord-it.

Rezultati final mes Dritës dhe Feyenoord-it është i barabartë 0:0./KP