DY TË VDEKUR DHE 522 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË SHQIPËRI

Shqipëria shënoi rritje të infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se dy pacientë kanë humbur jetën dhe 522 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.

Shkalla e pozitivitetit ka ardhur në rritje pasi është shtuar edhe numri i testimeve. Në raportin ditor, MSH-ja shprehet se janë kryer 6662 teste të dyshuara, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 59 pacientë.

Qarku me më shumë infektime ditore është ai Tiranës, ku janë regjistruar 193 raste, më pas vjen Shkodra, Durrësi dhe Vlora.

Fillimi i muajit gusht shënoi shtim të infektimeve dhe këtë mjekët e lidhin me praninë e variantit “Delta”.

Nga fillimi i epidemisë kanë ndërruar jetë 2,473 qytetarë, pjesa dërrmuese e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Autoritetet shëndetësore kanë ftuar qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Vaksinimi sipas mjekëve të krijon mbrojtje të mjaftushme nga infeksioni vdekjeprurës i coronavirus./KP