DYSHOHET PËR NJË 14-VJEÇAR TË VDEKUR, NË NJË VETAKSIDENT NË SUHAREKË

Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të dielën rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetaksident.

 

Sipas zjarrfikësve vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar. Ndërkaq sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.