E KISHTE QUAJTUR ‘TRADHTI SHTETËRORE’, KURTI PËRFAQËSON KOSOVËN ME FUSNOTË NË BRUKSEL (VIDEO)

Në Bruksel ka nisur edhe mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e përfaqëson shtetin e Kosovës me fusnotë, edhe pse fusnota vazhdimisht ishte kundërshtuar nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje,  shkruan Gazeta Metro.


Në këtë mbledhje të Kurtit me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti po e përfaqëson shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës.

 

Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme.

“Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës.

Edhe deputetja e VV’së, Fitore Pacolli kishte thënë se nuk do të votojnë asnjë deklaratë nëse emri i Republikës së Kosovës shënohet me fusnotë.

“Përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës në SECP do të marrin pjesë në punimet e seancës plenare në Turqi, ne do të kërkojmë që Kosova të trajtohet në përputhje të plotë me deklaratën e samitit të Bukureshtit të vitit 2014 dhe nuk do të votojmë asnjë deklaratë nëse emri i Republikës së Kosovës shënohet me fusnotë”, kishte thënë Pacolli./gazetametro.net