EBA PRANON ISH-PRESIDENTIN AFGAN ASHRAF GHANI

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se kanë pranuar ish-presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, si edhe familjen e tij.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të vendit thuhet se vendi mirëpriti Ghanin në “baza humanitare”.

Më herët, mediat afgane raportuan se EBA i ofroi Ghanit një vendbanim pas “arratisjes” së tij.

Kryeqyteti Kabul ra në duart e talebanëve, të cilët përparuan në mënyrë marramendëse, duke e shtyrë Ghanin të largohej nga vendi.

Me rënien e qeverisë afgane, vëmendja po kthehet në garantimin e sigurisë për civilët dhe personat që presin të evakuohen, si edhe një transferim të rregullt të pushtetit./KP