ELEZI: ME KUSHT MUND TË VOTONI VEÇ BRENDA KOMUNËS KU JENI REGJISTRUAR

Komisioni Qendror Zgjedhor sqaron se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

 

Zëdhënësi Valmir Elezi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën, pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.

“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook.