EXIT POLL-I I PREZANTUAR NË KLAN KOSOVA: RAMIZ LLADROVCI E FITON DRENASIN

Ramiz Lladrovci i PDK-së e ka fituar Drenasin me 58.4 %, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova.

 

I dyti është radhitur Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetëvendosje me 19.2 % dhe pasohet nga Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin me 12.1 %.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:

Ramiz Lladrovci (PDK): 58.4 %

Fejzi Kiqina (VV): 19.2 %

Driton Ajazi (Demokratët për Drenasin): 12.1 %

Anduena Gllareva (LDK): 6.4 %

Xhavit Drenori (Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”): 2.3 %

Arta Ahmeti -Xhylani (AAK): 0.7 %

Tjetër: 0.9 %