FAMILJARËT E TË PAGJETURVE ME AKTIVITET NË PRISHTINË

Familjarë të të pagjeturve dhe Organizata joqeveritare janë mbledhur tek memoriali i të pagjeturve në sheshin e kryeqytetit me djepa e pankarta.

 

Në to ndër të tjera thuhet “Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”.

Ata po zhvillojnë një aktivitet si simbolikë që edhe këtë vit vazhdon të mos dihet për fatin e shumë familjarëve të tyre, njofton Klankosova.tv.

Pjesë e aktivitetit janë edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit.

Më poshtë keni videon nga ky aktivitet.