FEHMI KUPINA ZGJEDHET KRYETAR I KUVENDIT TË PRISHTINËS

Është zgjedhur më në fund Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

 

I zgjedhuri me votat e asamblistëve është Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kupina është zgjedhur me 25 vota, teksa 45 asamblistë kanë qenë prezent.

Zgjedhja e Kupinës në krye të Kuvendit të Prishtinës pati sukses tek herën e tretë, pasi që në dy herat e para dështoi në mungesë të votave. /Lajmi.net/