‘FESTIVAL GOLASH’ NË CHAMPIONS, JA SA GOLA U SHËNUAN NË TETË DUELET E SOTME

Sonte janë zhvilluar duelet e radhës në Ligën e Kampionëve.

 

Tetë super përballje janë zhvilluar sot në kompeticionin më të madh për klube.

Sigurisht që as befasitë nuk kanë munguar ku spikat fitorja e Ajaxit ndaj Dortmundit.

Holandezët arritën të mposhtin me rezultat të thellë gjermanët 4-0, duke arritur të ndalin Erling Haaland që ishte i pavërejtur.

Ajo që vlen të ceket është se në tetë ndeshje të luajtura sonte janë prodhuar gjithësejtë 35 gola.

Ndeshja që solli më së shumti gola ishte ajo mes Club Brugge dhe Man City 1-5, kurse nga pesë gola u shënuan në ndeshjet PSG 3-2 Leipzig, Shakhtar 0-5 Real Madrid, Atletico Madrid 2-3 Liverpool dhe Besiktas 1-4 Sporting.

Kaq shumë gola nuk ishin shënuar që një kohë të gjatë brenda një nate në LK, duke dëshmuar edhe njëherë që është kompeticioni më i madh për klube.