FESTIVALI AGROFESTA 2021 VJEN ME 3 DITË T’GZUEME

Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative.

AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.

Sipas njoftimit, festivali sivjet mbahet më 20, 21 dhe 22 Gusht 2021.

Festivali mbahet me përkrahjen e Komunës së Rahovecit./KP