FILLON NDËRTIMI I BULEVARDIT “ILAZ KODRA” NË SKENDERAJ

Kanë filluar sot punimet në ndërtimin e bulevardit “Ilaz Kodra”, në Skenderaj, i financuar nga komuna e Skenderajt, Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat, me kosto financiare prej 150 mijë euro.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i kësaj komune Bekim Jashari theksoi së bulevardi me emrin e heroit Ilaz Kodra, përveç rëndësisë që ka si korridor lidhës mes qendrës së qytetit dhe Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, i jep pamje edhe më madhështore qytetit tonë.

“Përmes këtij projekti do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge duke krijuar hapësira për rekreacion, fitnes të jashtëm, kënd lojërash për fëmijë, hapësira për të moshuar, parkingje të shpejta, hapësira gjelbëruese dhe arkitekturë me ngjyra e cila i jep gjallëri bulevardit”, theksoi kryetari Jashari.

Nga ana tjetër në emër të donatorëve foli përfaqësuesi i UN-HABITAT-it i, cili deklaroi që ky projekt është projekti më i mirë që na është paraqitur nga komunat, prandaj nuk kemi hezituar të përkrahim./KP