FILLON SEANCA E KUVENDIT, KONJUFCA BËN THIRRJE PËR VAKSINIM MASIV

Seanca e sotme të Kuvendit të Kosovës ka nisur me thirrje për vaksinim masiv kundër Covid-19. Në sallën e seancave plenare është vendosur edhe një baner me mbishkrimin “Vaksinohu, shpëto jetë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia e vendit.

Konjufca: Vaksinimi masiv është i domosdoshëm

“Vaksinimi është i domosdoshëm ashtu që ta ruajmë shëndetin tonë të përbashkët publik. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar aq më i mbrojtur shëndeti jonë, sa më shumë qytetarë të vaksinuar aq më e mbrojtur ekonomia jonë dhe më pak gjasa për mbyllje totale. Na ka shqetësuar shumë rritja e numrit të të infektuara me Covid gjatë 72 orëve të fundit, pra në ditën e pardjeshme numri shkoi në 221, kështu që u bëjmë thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që sa më shumë të vaksinohen”, ka thënë Konjufca.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare./KP