FLET FAMILJA E IZOLUAR NGA BORA NË RUGOVË: KEMI USHQIM VETËM EDHE PËR NJË DITË (VIDEO)

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë.

Sipas Dedë Nikollajt, i cili foli për Edicionin Special të Klan Kosovës, në këtë situatë gjenden tash e dy ditë, derisa me ushqim nuk qëndrojnë aspak mirë.

”Apeloj tek komuna që ta merr parasysh, që na takon me na pastru borën me na e bo jetën sa më të lehtë për ne këtu që jetojmë”.

”Sot kam tentu me dalë, s’kam mund, dhe kështu pa u pastru bora s’mundem me lëvizë”./Klan Kosova

Detaje të tjera nga video më poshtë: