FRESKOHET MOTI, VENDE-VENDE PRITEN RESHJE SHIU

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit.

Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./KP