FSHATI OLIMPIK NË TOKIO STOLISET ME FLAMUJ TË KOSOVËS – FOTO

Nga 23 korriku deri më 7 gusht 2021 në Tokio të Japonisë do të zhvillohen Lojërat Olimpike të cilat ishin të planifikuara të mbahen në vitin e kaluar por që kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë Covid-19.

Në këtë eveniment të madh sportiv Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë nga fusha të ndryshme sportive, përcjellë KosovaPress.

Tashmë në Tokio kanë zbarkuar pothuajse e gjithë ekipa e Kosovës e cila kryesohet nga pesë xhudistë.

Fotot që vijnë nga Fshati Olimpik shfaqin shumë flamuj të Kosovës nëpër rrugë dhe ndërtesa që tregojnë mikpritjen e madhe për sportistët tonë atje.//KP