GËRVALLA I DEL NË MBROJTJE PECIT: GUXIMTAR MENDJEMPREHTË

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, pas përplasjes që ai pati në Komisionin e Kuvendit të Kosovës me deputetën e Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Gërvalla e quajti Pecin guximtar mendjemprehtë.

Ajo tha se ai është imun ndaj provokimeve.

“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”.