GJENDET I VDEKUR NJË PERSON

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Drenas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore./KP