GJILAN| FËMIJA E PLAGOS AKSIDENTALISHT BABANË

Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje aksidentale në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, një fëmijë nga pakujdesia e ka shkrepur armën e llojit pushkë ajrore dhe e ka qëlluar babanë e tij, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, arma ishte pa leje.

Rasti me vendim të prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet  se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policië. /Express/