GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR EDICIONIN E RI TË LIGËS SË KAMPIONËVE 2021/22

Sezoni i ri tashmë është duke filluar në të gjitha ligat kryesore evropiane dhe në këtë rrugë vëmendja shkon edhe te gara më presirgjoze evropiane, Liga e Kampionëve.

Fazat e kualifikimit janë ende në vazhdim, por tashmë janë të njohura shumica e ekipeve që do të garojnë në fazën e grupeve dhe në cilat vazo bëjnë pjesë ato.

Derisa ka ende disa detaje për t’u plotësuar, tashmë ka një strukturë nga e cila mund të mësojmë rrjedhën e kësaj gare, përcjellë KosovaPress.

E veçanta e kësaj gare në këtë edicion është sepse do të marrin pjesë pesë skuadra nga La Liga për shkak se Villareali e fitoi Ligën e Evropës.

Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Manchester City, Atletico Madridi, Bayern Munich, Interi, Lille, Sporting.

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Juventus, Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United, Borussia Dortmund.

Vazo 3: Ajax, Leipzig, Atalanta, FC Porto, Zenit.

Vazo 4: AC Milan, Wolfsburg.

Pra, vazo tre dhe katër do të plotësohen nga kualifikimet që janë ende duke u zhvilluar.

Faza e grupeve do të zhvillohet ndërmjet datave 7 shtator dhe 8 dhjetor.

Faza 1/16 nga 15 shkurt deri më 16 mars

Faza çerekfinale 5 prill – 13 prill

Gjysmëfinalet 26 prill – 4 maj

Finalja e madhe do të zhvillohet më 28 maj 2022 në Shën Peterzburg./KP