GJUAN ME ARME ZJARRI NË DASMË DHE PENGON POLICËT NË DETYRË

Një 44 vjeçar me inicialet H.G është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ka shtënë me një armë zjarri gjatë ahengut familjar në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.

Sipas policisë me të marrë informacionin, zyrtarët policorë intervenuan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes duke identifikuar edhe personin e dyshimtë i cili kishte shtënë me armë zjarri.

“I njëjti pranojë dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoj një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë. Në lidhje më këtë rast policia e informoi prokurorin e shtetit dhe filloi një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një person tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47, kalibër 7.62 mm. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armët e gjetura, ndërsa të dyshimtit N.G i lindur në vitin 1969 dhe H.G i lindur në vitin 1977, u ndaluan në mbajte në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar. Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura”, thuhet në njoftim./KP