GJUKANOVIQ: MALI I ZI I MBËSHTET PLOTËSISHT SYNIMET E KOSOVËS

​​​​​​​Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik, tha sot presidenti malazez, Milo Gjukanoviq.

 

Gjukanoviq, siç u njoftua nga kabineti i tij, e dah këtë deklaratë gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit të Kosovës, Ylber Hysa.

 

Presidenti i Malit të Zi shprehu respekt për kontributin e Hysës në “bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore”.

 

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, Gjukanoviq përsëriti rëndësinë e arritjes, siç u tha, “një marrëveshje ndërshtetërore kufitare të miratuar nga populli vendas dhe bashkësia ndërkombëtare”.

 

“Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe vlerat për të cilat ne përpiqemi së bashku”, thuhet në deklaratë.