GODITEN NGA VETURA TRE KËMBËSORË

Tre këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, teksa të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturën e tij, nga pa kujdesia, ka goditur një mashkull (i mitur) dhe dy femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP