GODITI ME VETURË KËMBËSOREN, ARRESTOHET SHTETASI I FRANCËS NË PRISHTINË

Një shtetas i Francës është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e kishte goditë këmbësoren- viktimën femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.  /KP