GORANI: ASOCIACIONI MËNJANOHET VETËM ME IZOLIM TOTAL TË VENDIT

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe mënjanohet vetëm me izolim total të vendit, e që sipas tij, kjo nuk pranohet nga njerëzit.

 

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se që nga dita e djeshme, edhe Qeveria e Kosovës e ka parë që ekziston vetëm një mënyrë për mënjanimin e Asociacionit.

Sipas tij, ajo është shkëputja e të gjitha marrëdhenieve me BE-në, e që thotë se kjo nënkupton edhe me aleatët tjerë,

“Prej ditës së djeshme, ne jemi tu e pa se sa ma pak ka hapësirë me kontenstu Asociacionin si koncept apo si konstruksion. Prej ditës së djeshme besoj që edhe kjo qeveri e ka pa se ekziston vetëm një mënyrë e ashpër e ajo është shkëputja e të gjitha marrëdhenieve me BE-në e që nënkutpon edhe me aleatët tjerë. Ajo është izolim total të vetëvetes, për të cilën nuk mendoj që ka njeri normal në vendin tonë që e kish pranu atë.

Tjetra është çfarë na ofrohet, nëse na ofrohet ndikimi në përmbajtjen e asocacionit, kishte me qenë mirë me shfrytëzu.

Ne grindemi për dicka, që një nuk vendosim, dy: është e marrëveshur, tre: kjo është insistim i të gjithë aletëve tanë”, tha Gorani.